Flash News

KRYESORE

Koronavirusi rrezikon edhe Lojërat Olimpike, shtetet nuk dërgojnë sportistët

Koronavirusi rrezikon edhe Lojërat Olimpike, shtetet nuk dërgojnë

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” rrezikojnë të mos luhen. Arsyeja është e kuptueshme. Quhet koronavirus, armiku i gjithë globit në këto muaj të parë të vitit.

Ky event gjigant i sportit botëror nuk pritet të luhet në datat e caktuara, sepse tashmë përhapja e pandemisë së koronavirusit nuk po kontrollohet dot.

Edhe pse japonezët duan që eventi të organizohet shpejt, shumë shtete kanë frikë të dërgojnë sportistët e tyre në Japoni. Po mendohet pezullimi i aktivitetit dhe gjithashtu disa plane të tjera pas pezullimit. Ende asgjë nuk është zyrtare.

Të fundit