Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ SHBA tjetër ndihmë Shqipërisë: 346 mijë dollarë për të luftuar pandeminë

Koronavirusi/ SHBA tjetër ndihmë Shqipërisë: 346 mijë

“346,000 dollarë për të ndihmuar Shqipërinë”, ka qënë kjo ndihma e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendin tonë në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Ambasada e SHBA, e cila përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare thekson se fondet shtesë të dhëna nga qeveria amerikane janë në kuadër angazhimit mbi 11 milionë dollarësh për luftën kundër koronavirus në mbarë botën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Të fundit