Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ U kthye dy ditë më parë nga Italia, izolohet një grua në QSUT

Koronavirusi/ U kthye dy ditë më parë nga Italia, izolohet

Një rast shumë i dyshimtë për koronavirus është raportuar para pak minutash. Dyshohet se një grua rreth të 50-vjeç mund të jetë e para paciente në Shqipëri me virusin COVID-19.

Gruaja është paraqitur në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Sipas asaj që raportohet nga Top Channel, 50-vjeçarja me iniciale M.V nga Urza e Lushnjes pas ekzaminimeve të bëra në spitalin e Leshnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT për ekzaminime të mëtejshme.

Ajo që e ka bërë edhe më të dyshimtë rastin është fakti që gruaja ka vetëm dy ditë që është kthyer nga Italia.

 

Të fundit