Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Veliaj: Pezullohet ‘Maluma’, mos jepni dorën

Koronavirusi/ Veliaj: Pezullohet ‘Maluma’, mos jepni dorën

Teksa Qeveria qendrore ka njoftuar masa të forta që do të jenë në zbatim për shkak se janë konfirmuar të prekurit e parë me koronavirus, edhe Bashkia e Tiranës tenton të bëjë të sajën.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mblodhi sot Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj dhe njoftoi se se çerdhet dhe kopshtet janë dezinfektuar, ndërsa sipas tij e njëjta procedurë do të përsëritet dhe pak ditë para rihapjes së tyre.

“Paniku është me i dëmshëm se vetë virusi. Te ruajmë qetësinë, janë marre disa masa, siç është mbyllja e shkollave. Ajo ishte një masë parandaluese. Kjo përfshin dhe kopshtet dhe çerdhet ne kemi dezinfektuar këto institucione do të bëhet sërish dezinfektim, kur të jepen urdhrat për rifillim. Në momentin që qeveria do të njoftohej rihapjen e tyre, ne do të bëjmë dezinfektim para hapjes. Do të anulohen të gjitha aktivitetet, mbledhjet masive, si dhe festimet për ditën e Verës”, tha kryebashkiaku teksa nënvizoi edhe anulimin e koncertit të këngëtarit të njohur, Maluma.

Gjithashtu, siç bëri edhe Kryeministri, edhe Veliaj nuk ka harruar të japë disa këshilla higjiene. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin dhënien e dorës, madhe edhe nëpër funerale apo dhe në ambiente të tjera.

https://politiko.al/paniku-nga-koronavirusi-rama-nxjerr-statistikat-per-te-prekurit-per-1-milione-banore-bombardim-infodemik/

Të fundit