Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Korrespondenca e letrave Rama – Basha, 'ndërhyn' gazetari Dervishi: Qeveria nuk është votuar për të punuar
Gazetari Lutfi Dervishi ka marrë sot rolin e kryeministrit Edi Rama dhe ka publikuar një letër të gjashtë per kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Me nota ironie dhe sarkazme, ‘Rama’ falenderon ‘Bashën’ për protestën dhe veçanërisht për sloganin “BE-ja është e vetmja rrugë” dhe pse “Shqipëria ka një shans të vakët të marrë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave në qershor”.
Nuk mungon as përgjigja e Bashës e shkruar nga Dervishi, i cili nuk pranon te ulen ne tryeze pa largimin e tij. “Ndaj unë ju propozoj që në takimin e mundshëm, nëse do të keni mirësinë të merrni pjesë, të mos diskutojmë mandatet, as shtyrjen apo afrimin e zgjedhjeve, por të diskutojmë reformat dhe axhendën e Shqipërisë për integrimin”.
Letrat e plota:
Letra e 6-te e Ramës dhe përgjigjja rrufe e Bashës
Fort i nderuar kryetar,
Pikë së pari, ju falënderoj sinqerisht nga zemra për protestën e mbrëmshme. Madje, që të jem i sinqertë deri në fund, duhet t’ju falënderoj për koncertin masiv në bulevard. 5 kompanitë e pastrimit në kryeqytet mbetën pa punë nga protesta e 6-të. Edhe Erion Veliaj postoi një foto të vjetër në Tëitter, me demek duke pastruar qytetin për këtë të diel të bekuar. Dua t’ju falënderoj që as kapsolla nuk hodhët, as molotov nuk përdorët dhe çka e konsideroj më të rëndësishme për faktin që këtë radhë ju vetë nuk morët guximin të... këndoni himnin kombëtar! Për këtë ju falënderoj personalisht. Sikundër e keni vënë re, reflektimi im ka nisur.
Ndryshe nga protestat e para paqësore, as Taulant Balla, as Elisa Spiropali nuk kanë dalë duke u tallur me protestën dhe protestuesit. Turizmi i protestave është i vetmi turizëm që nëse nuk e dëgjojmë dëmton rëndë ekonominë. Protestuesit protestuan paqësisht. Tani është radha e paqebërësve.
Më erdhi mirë që pashë rikthimin e flamujve të BE-së në protestë. Duke perifrazuar një slogan të partisë që unë drejtoj: “BE-ja është e vetmja rrugë”. Shqipëria ka një shans të vakët të marrë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave në qershor. E pranoj se deri tani kemi gabuar duke konsideruar hapjen e negociatave dhe afrimin me BE-në si detyrë e qeverisë dhe si një shesh beteje mes pozitës dhe opozitës. Gabim! Është Shqipëria që negocion me BE-në dhe jo qeveria. Detyrat janë të qeverisë, punët janë të përbashkëta me opozitën dhe meritat janë të shqiptarëve që na votojnë apo abstenojnë. Ne ndodhemi në situatën e pakëndshme që duam të hapim negociatat, por nuk negociojmë me njëri-tjetrin.
Unë, një ditë, nuk do të jem kryeministër dhe ndoshta një ditë ju do të jeni kryeministër, por jo përjetësisht. Asnjëri prej nesh nuk ka iluzionin që do të ndërrojë jetë duke ndenjur në karrige.
Duke jua drejtuar ftesën për bisedime juve, dhe jo pasuesve të listës që ju keni zgjedhur në Kuvend, pranoj se përfaqësoni jo vetëm militantët dhe anëtarët e partisë më të madhe të opozitës, por edhe kritikët e qeverisë time dhe të zhgënjyerit nga qëndrimi ynë 6 vite në pushtet. Zgjedhjet më shumë se instrument për të ardhur në pushtet janë mjeti që bota e qytetëruar ka zgjedhur për të dorëzuar paqësisht pushtetin. Në çdo vend, zgjedhjet e parakohshme janë instrument për të dalë nga kriza, ndërsa këtu një ftesë për t’u futur në krizë.
Reforma zgjedhore duhet kryer si përparësi që të mos themi pastaj se i bëmë edhe këto zgjedhje dhe puna e parë që kemi është të plotësojmë rekomandimet e radhës të OSBE-ODHIR-it. Me sistemin aktual e dimë se kush do të jenë 90% e deputetëve ende pa nisur fushata. Ne kemi fuqinë për t’i dhënë vendit parlamentin elitar dhe në fakt nuk e kemi bërë këtë gjë. Ndoshta edhe për këtë shkak duhet menduar sistemi që përgjegjësinë të mos e mbajmë vetëm ne, kryetarët e partive të mëdha.
Mirë është që reformën që e kemi premtuar pas çdo zgjedhjeje ta bëjmë dhe të mos presim siç pritëm 3 vjet më parë që të na “bindin” ndërkombëtarët, siç na “bindën” për reformën në drejtësi. Ju me të drejtë keni shumë pakënaqësi për reformën në drejtësi. Për shkak të mosbesimit të thellë te njëri-tjetri kemi pranuar arbitrin e huaj, që nuk ka asnjë interes tjetër veç interesit për përparimin e vendit. E pranoj që veprime apo mosveprime të maxhorancës bllokuan për dy vite funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, çka ka sjellë situatën unike të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. E pranoj edhe që disa raste të vettingut lënë shijen e dy standardit. Por këto janë raste të pakta, janë pak dele të zeza në kopenë e bardhë që, për shkak të ngjyrës, duket se janë shumë. Të mos lejojmë që disa gjethe të na pengojnë për të parë pyllin. E sotmja mund të duket e zymtë, por pas çdo furtune patjetër që do të dalë edhe dielli.
E them shpesh frikën nga drejtësia e re. Deri më tani jua kam faturuar ju. Por frikë kemi të gjithë nga shkelja me apo dijeni e ligjit. Drejtësia e re do të ndreqë shumë punë. Mundet që sistemi që po ngremë (ashtu sikundër, për shembull, ndodhi në Rumani) të kthehet kundër nesh personalisht. Por e sigurt është që nuk do të kthehet kundër fëmijëve tanë. Unë nuk po kërkoj ulje në dialog jo vetëm dhe për shkak se e kërkojnë miqtë tanë dhe më shumë tuajët, deputetët e CDU/CSU-së gjermane. Unë nuk po kërkoj ulje në dialog për të kaluar lumin e radhës. Është koha të shohim për zgjidhje afatgjatë që të mos përsërisim shfaqjet portokalliste para godinës së kryeministrisë (çadra, djegia e mandateve të deputetëve tuaj dhe greva e urisë së deputetëve socialistë).
Mund të mos biem dakord për shumë gjëra, por një formatim i sistemit, ku në qendër është dinjiteti i individit, ku pushteti buron nga votuesi dhe kontrollohet prej tij dhe institucioneve kushtetuese, mund të jetë një bazë e mirë për të ecur përpara. E pranoj që reforma territoriale ku ju munguat dhe duhet të merrni përgjegjësinë dhe pasojat e mungesës e ka lënë të pabarabartë raportin mes partive në qeveri dhe opozitë sa i përket përfaqësimit. Ju ishit nismëtar dhe ne ju mbështetëm në ligjin për dekriminalizimin. Ju kritikuat dhe ne po i mbyllim me ligj koncesionet dhe PPP-të.
Ju mund të keni të drejtë edhe për çështje të tjera, por asgjë nuk do të zgjidhim nëse njëri i bie gozhdës së krimit dhe tjetri patkoit të drejtësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur që dialogu politik është kërkesë e Këshillit Europian. Ne duhet të bëjmë çmos të ngrihemi mbi interesat personale dhe politike në të mirë të vendit. Për shkak të sherrit politik, Shqipëria ka humbur shansin e artë më 1997-n të afrohet me BE-në. Edhe sot, edhe nëse hapim negociatat, jemi shumë larg atij shansi që kishim 22 vite më parë. Herë ju e herë ne kemi gabuar në momente të rëndësishme. Votuesit na kanë mëshiruar, por druaj se nuk do të na e falin më.
Ne duhet të ulemi të gjejmë një zgjidhje për vendin, pa paragjykuar, pa kushte dhe pa hezitim.
Politikën si art i kompromisit ne, për fat të keq, e kemi kthyer në art të konfliktit në një betejë pa fitues. Është koha të kemi një betejë pa të mundur, ku të fitojë populli shqiptar.
Me shpresë se letra e 5-të do t’i hapë rrugë takimit të parë, pas dy vitesh, sy më sy.
Edi Rama
Përgjigjja e Lulzim Bashës
Zoti kryetar i Partisë Socialiste,
Udhëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian jo vetëm ka stopuar, por mjerisht ka bërë hapa pas. Ca më keq, kjo rrugë është minuar duke shpartalluar drejtësinë, kriminalizuar parlamentin dhe intimiduar median e pavarur. Koha për të marrë vendime të mëdha është tani. Koha që ju të vendosni veten në rrugën e duhur të historisë është tani. Koha për t’i dhënë fund fjalëve dhe për të kaluar në vepra konkrete është tani. Ne nuk kemi dalë në rrugë për të kërkuar pushtet në tavolinë. Ne kemi dalë në rrugë për t’i hapur rrugën e bllokuar Shqipërisë.. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë dhe as e ka menduar asnjë parti politike në Europë. Ne dogjëm mandatet. Me flakën e këtyre mandateve donim dhe besojmë se arritëm të ndriçojmë të vërteta të mëdha për këtë vend të vogël. Vlerat europiane për të cilat ka lindur Partia Demokratike kërkojnë kontroll dhe balancim të pushteteve, një drejtësi nga e cila druhet qeveria dhe jo protestuesit, një drejtësi që kur ujku shfaqet në rrugë, nuk kërkohen gjurmët.
Unë, për shkak edhe të formimit tim juridik, jam i vetëdijshëm se kushtetuta dhe ligji janë kufiri i hekurt i aksionit politik. Unë bashkohem me ndërkombëtarët dhe ju se dhuna, sidomos dhuna e verbër, nuk është instrument në demokraci.
Unë u kërkoj ndjesë shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë për dhunën dhe ekseset që i kanë shqetësuar pa masë dhe i kanë dëmtuar në interesat e tyre ekonomike imediate. Në reciprocitet të një sinqeriteti të vonuar të letrës tuaj pranoj publikisht dhe nuk kam asnjë kompleks për kusuret dhe gabimet tona. Asnjëherë të qëllimshme. Letrave tuaja të mëparshme u ka munguar vetëm një fjali: opozita nuk po qeveris mirë këtë vend.
Ne kemi munguar në reformën territoriale. Anglezët thonë: “I munguari është gjithmonë gabim”. Ne mund të kishim nxitur dhe përfunduar reformën zgjedhore. Ne angazhohemi për një demokraci përfaqësuese, ku vota e qytetarëve të numërohet dhe zëri tyre të dëgjohet. Ne kemi qenë të vonuar në reformën në drejtësi, por jo të gabuar. Ne nuk pranojmë që krimi elektoral të amnistohet dhe banditët apo bedelët e tyre t’u paraqiten votuesve si e “vetmja rrugë” për Shqipërinë.
Unë ju ftoj, zoti kryetar i Partisë Socialiste, të reflektoni për rrugën ku ndodheni. Nuk është rruga që na çon drejt Perëndimit, është rrugë që na çon në Lindje, tek autokratët që ju po i bëni miq për kokë.
Ju ftoj të ecni në rrugën drejt Perëndimit. Nëse e dëshironi vërtet këtë rrugë, duhet të largoheni nga rruga që keni nisur të hapni - rruga ku pushteti nuk është tek institucionet, por tek INDIVIDI, rruga ku ekonominë e politikën e kontrollojnë oligarkët, rruga ku padrejtësia shitet për drejtësi!
Zgjidhja është e qartë në sy të shqiptarëve. Shpresoj të jetë e qartë edhe për ju. Ne nuk do të zgjedhim asnjëherë se kush është kryetar i kundërshtarëve tanë politikë, kjo është alfa e bashkëpunimit në demokraci. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët tanë politikë. Kundërshtarin ne nuk e konsiderojmë armik, sikundër dëgjojmë kore nga kampi juaj. Ne ju konsiderojmë kundërshtar për t’ju mundur dhe jo për t’ju poshtëruar.
Marrëveshjet e mëdha tejkalojnë fatet tona politike. Dialogu është forcë lëvizëse çudibërëse.
Ne kemi arritur marrëveshje dy vjet më parë duke pasur në mendje zgjedhjet që trokisnin. Këtë radhë duhet të shohim zgjedhjet e 30 qershorit dhe zgjidhjet afatgjata, që në këtë vend kryeministri të mos shkruajë letra dhe kryetari i opozitës të mos i djegë ato me molotov. Zoti kryetar i Partisë Socialiste,
Unë jam i vetëdijshëm se veprimet tona ekstreme të djegies së mandateve dhe të refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje nuk i përkasin sistemit demokratik. Ne i bëmë ato për të sensibilizuar.
Ne po pranojmë dhe po mbajmë mbi kurriz kostot e tyre, po pranojmë që shanset tona kushtetuese për të qenë pjesë e parlamentit apo pushtetit vendor do të mund të realizohen (nëse nuk negociohen më herët) vetëm në verën e viti 2021 apo 2023. Kjo do të jetë shumë e rëndë për ne. Por ne duam të bindim edhe më skeptikët, më i ashpri prej të cilëve jeni deklaruar vetë, se qëllimi ynë nuk është interesi im i ngushtë politik apo interesi pragmatist i partisë, por interesi më i lartë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndaj unë ju propozoj që në takimin e mundshëm, nëse do të keni mirësinë të merrni pjesë, të mos diskutojmë mandatet, as shtyrjen apo afrimin e zgjedhjeve, por të diskutojmë reformat dhe axhendën e Shqipërisë për integrimin.
Lulzim Basha,
Kryetar i Partisë Demokratike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38