Flash News

KRYESORE

Korridori 8/ Rama, Zaev dhe Borisov takim me Bankën Botërore për financimin

Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria janë duke negociuar për një takim me Bankën Botërore, që pritet të zhvillohet gjatë muajt dhjetor, për financimin e Korridorit 8.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri bullgar, Boyko Borisov dhe në takim do të marrin pjesë homologët Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Borisov tha se në takim do të diskutohet për skemën e financimit për ndërtimin e rrugëve dhe linjave hekurudhore, të cilët do të lidhin tre vendet. Kryeministri bullgar theksoi se vendet e Ballkanit kanë humbur shumë kohë në përpjekjet për ta bëre ‘të mëdhenj’, por kjo ka ndikuar që rajoni të mbetet më i varfri në Europë. “Kjo është arsyeja përse ne nuk duhet të fajësojmë Brukselin”, është shprehur Borisov.

Sa i përket mbledhjes së Komisionit Evropian në Sofie, ku do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, Borisov tha se data e takimit po diskutohet ende. Ai tha se 5 dhe 6 maji janë data të mundshme, por me kërkesë të kryeministrit holandez, Mark Rutte, data mund të shtyhet.

Mbledhja e Komisionit Evropian në Bullgari konsiderohet si nxitje e Brukselit që Sofja të marrë një rol më aktiv në rajon dhe specifikisht në Ballkanin Perëndimor, përballë një Greqie që gjithnjë e më shumë po zbaton një politikë nacionaliste dhe Kroacisë, e cila ende nuk ka kapacitetet për të marrë role drejtuese.

Të fundit