Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Korrigjim i ndarjes administrative-territoriale, jo sipas interesave elektorale por traditës
Romeo Gurakuqi
Në Tiranë është emëruar Këshilli Politik, që ka si mision t’u japë zgjidhje problemeve përfaqësuese të Shqipërisë, aspiratave të komuniteteve për një zë të vetin të dëgjueshëm në qeverisjen qendrore dhe të drejtës së emigrantëve për të ushtruar vullnetet zgjedhore. Ndërtimi i kësaj tryeze ndodh në kulmin e “Ikjes së Madhe”, kur vendi po boshatiset frikshëm, kur populli është stërmunduar nga paqartësia, kaosi dhe presioni i pangjashëm i ushtruar mbi shoqërinë nga njerëzit e qeverisë dhe organizatat pengmarrëse të shtetit dhe qytetarëve. Dëshpërimi i ardhur prej mungesës së shpresës ka kapërthyer familjet shqiptare, të cilat kërkojnë tanimë zgjidhje sistemike dhe jo axhustime periferike, që veç ri-ekuilibrojnë balancat politike, por nuk krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional, politik dhe social.
Këtë e them sepse nga viti 2013, kanë ndodhur një numër përmbysjesh të pastudiuara në sistemin shtetëror, sa vendi ka nevojë për disa korrigjime rithemeluese. Startet korrigjuese, sipas këndvështrimit tim, janë shumë më komplekse. Intransigjenca qeveritare ka imponuar një korrigjim minimalist, por nisur nga nevoja që ky ndryshim të ketë një lloj suksesi, unë do të përqendrohem te ndërhyrjet e domosdoshme paralele: reforma e parë balancuese dhe korrigjuese e padrejtësisë socialiste në përfaqësimin e popullit në organet sovrane është korrigjimi i ndarjes administrative.
Një numër faktorësh historikë, që lidhen me tipin e pushtetit të themeluar nga komunistët në vitin 1945, çuan, jo vetëm në një sundim të egër të Komandantëve mbi Shqipërinë, por edhe në një prishje totale të ndarjeve tradicionale të formësuara në shekuj, posaçërisht në Shqipërinë e Veriut. Viti 1990 e gjeti shtetin shqiptar të copëzuar administrativisht në mënyrë të atillë, që krahinat historikisht kompakte në formësim dhe përfaqësim nga viti 1912, zonat e rezistencës ndaj eksperimenteve sovjetizuese, gjendeshin të copëtuara në pjesë dhe të shpërndara në disa qarqe, që nuk jepnin shumën reale për përcjelljen e vullnetit krahinor në kryeqendrën politike. Qellimi kryesor i këtij copëtimi të paragjykuar ka qenë sundimi më i lehtë nga ana e grupit politik që kontrollonte Shqipërinë nga Blloku në Tiranë. Për 30 vite gjatë tranzicionit të papërfunduar, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për restaurimin e ndarjeve tradicionale administrative të Shqipërisë, në respekt të të drejtave komunitare dhe të përfaqësisë së përshtatshme në parlamentin e vendit, në asnjë rast nuk u prekën disa ndarje të qëllimshme pararendëse të Prefekturave të Shqipërisë dhe pak herë në kohë, u arrit të kompensohej financiarisht persekutimi i qellimshëm në aspektet zhvillimore i krahinave Alpine.
Ardhja e brezit të dytë të komunistëve në pushtet në vitin 2013, e rrokullisi sërish punën sistemuese për kah padrejtësia dhe krijimi i një strukture të atillë administrative, që i jepte teorikisht PS fitoret elektorale në tavolinë, për shkak të peshës politike të zonave mbështetëse të komunizmit në numrat e pushtetit qendror dhe krahinor. Si për t’u tallur në mënyrë cinike me qytetarët, një trashëgimtar i komandantëve të dikurshëm u vendos në krye të “punëve barazuese” të europianistëve të sajuar. Rezultati final ishte një katrahurë e rafinuar mjeshtrash urrejtës të Gegnisë, që mori emrin “refomë territoriale administrative”. BE nuk pati asokohe në Shqipëri asnjë ekspert të spikatur të historisë, traditave dhe njohës të përjetimeve të brendshme të shoqërisë, dhe për rrjedhojë e miratoi si reformë nismën ç’ekuilibruese të qeverisë. Por sot vendi vuan nga padrejtësia përfaqësuese, nga shpërndarja e pabarabartë e investimeve dhe shërbimeve, nga politikat diskriminuese të qeverisë, që janë lehtësisht të verifikueshme edhe nga të dhënat zyrtare.
Prej kohësh kam mbrojtur tezën se pa vendosjen e Shqipërisë në drejtësi dhe balancë historike, në aspektin e ndarjes administrative dhe të kolegjeve elektorale nëpër qarqe, mbi skemat themelore të tradicionit, të kombinuara mbi gjendjen e sotme faktike, nuk mund të ketë zhvillim simetrik, zgjedhje të lira në vend, as edhe një përfaqësi të drejtë dhe të ndershme të Atdheut.
Liria komunitare është shekullore në Shqipëri dhe është respektuar përherë nga autoritetet. Ajo liri është dhunuar nga diktatura, por ajo nuk mund të vazhdojë të deformohet për llogari të udhëheqësisë politike aktuale të Tiranës, edhe në ditët kur rruga e integrimit në Europë mund të hapet.
Pikërisht, politikat afatgjata diskriminuese, mungesa e investimeve themelore në rrugët ndërlidhëse të Shqipërisë së Veriut, kanë imponuar në kohën e konfuzionit, ikjen dhe braktisjen e vendeve me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike dhe turistike. Banorët e Alpeve edhe janë larguar, por ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga të drejtat e pronësisë shekullore private dhe komunitare, të njohura në shekuj, të cilat, shteti i sotëm mosveprues dhe falsifikues, nuk ua regjistron, madje po orvatet fshehurazi t’ua piketojë në të mirë të parellinjve të rinj të Tiranës. Prej kohësh, njerëz vullnetmirë dhe mendjehapur të komuniteteve në ato anë, kanë kërkuar ndërtimin e arterieve të jetës dhe zhvillimit në këto anë: a-Rrugës së Drinit (Laç i Vaut të Dejës- Koman-Fierzë-Gjakovë); (b) të rrugëve vertikale që përshkojnë luginat e Alpeve; c- Rrugës Prekal-Kir-Mali Shoshit-Ndreaj-Breg Lumit-Theth; d. (ose të projektit alternativ) Rrugës Prekal-Ndërvenë (vendi ku duhet të fillojë aksi i ri)-Lugina e Libriqes (aks i ri)-Le i Keq- Nicaj Shosh-Dardhë-Pepaj Shosh-Portat e Shalës-Theth (55 km nga Shkodra) dhe më pas nga Portat e Shalës-Vuksanaj-fshati Bob-Fshati Salcë-Lekbibaj-Fshati Telaj-Dushaj-Bajram Curri-Gjakovë). Shqipëria e Veriut dhe Kosova do merrnin frymë, trarët e “Kastriotëve” do të rrëzoheshin përjetësisht.
Edhe një gjë tjetër: mënyra se si është transformuar autonomia vendore, pas ndryshimeve të vitit 2015, posaçërisht pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, i ka shndërruar qytetarët e pakët të mbetur në periferitë e palidhuna me rrugë të Shqipërisë, në bashkësi të pakta njerëzish të qeverisur për inerci, por jo qytetarë që luajnë rol vendimtar mbi të ardhmen e vet. Ky fenomen po kulmon këto ditë, për shkak të arrogancës kryeministrore, që zhvilloi zgjedhje pa opozitën dhe përkundër arsyes dhe përgjegjshmërisë publike. Me një mjeshtëri njerëzish të rafinuar për të keq, udhëheqësit socialistë të Tiranës e kanë shkapërndarë fuqinë e bashkësive dhe komuniteteve në Shqipëri, ndërsa detyra e opozitës është stabilizimi dhe rivendosja e shoqërisë në liri zgjedhore, ligj, drejtësi dhe barazi përfaqësuese.
Në kundërshtim me parimet e sistemit demokratik, udhëheqësit socialistë janë përpjekur dhe po vijojnë të mos e ndajnë pushtetin lokal dhe përfaqësinë krahinore në kryeqendër, me qytetarët e periferive. Marrja e të drejtave të popullit nga një pakicë e drejtuesve e Partisë Socialiste gjithandej në vend, pas 30 qershorit, dhe vijimi i marrëzisë së qeverisjes në këtë mënyrë në krahina, është përmbyllja e një cikli hakmarrës që veç zgjat agoninë. Mjafton të shikosh çfarë ndodh në Bashkinë e Shkodrës me përfaqësinë dhe afatet e ripërtëritjes së sovranitetit, për të kuptuar thelbin e jashtëligjshëm të veprimeve të Kryeministrit. E njëjta situatë është në edhe Durrës, Vorë, Bulqizë, Mat, Mallakastër, etj.
Megjithatë, hapja e siparit të korrigjimeve nuk mund kufizohet me ndërhyrje të përcipta. Rikodifikimi elektoral duhet t’i japë Shqipërisë përfaqësuesit e vertetë, por kjo duhet shoqëruar paralelisht me korrigjimin e ndarjes administrative, ndryshimin kompensues të buxhetit të shtetit për bashkitë e reja dhe përgatitjen e projekteve kompensuese në aspektin infrastrukturor.
Propozimin për korrigjimin e hartës administrative do ta filloj nga Shkodra, Qyteti dhe Qarku ku zëri i qytetarisë ka qenë përherë influent, ndërkohë që sot vuan nga pilotimi dhe injektimi i dhunës dhe padijes: 100 vite ma parë, Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i Shqipërisë përbëhej nga 77 deputetë, ndërkohë Shkodra përfaqësohej nga 12 të tillë, të gjithë pa përjashtim intelektualë dhe përfaqësues të njimendtë, edhe pse sistemi zgjedhor i atëhershëm ishte dyshkallësh. Ky lloj raporti në ndërtimin e përfaqësisë dhe qeverisjes qendrore është ruajtur në të gjitha kohërat, deri kur komunistët vendosën në plan të parë sundimin e “operativëve”. Pozicioni tradicional i Shkodrës, sot duhet të rivendoset. Përsa i përket ndarjes administrative, bazuar në kriterin historik dhe atë të nevojës zhvillimore kompensuese, Qarku i Shkodrës mendoj se duhet të përbëhet nga këto bashki: 1. Bashkia e Malësisë së Madhe me qendër në Bajzë, me njësitë administrative Kastrat, Kelmend dhe Shkrel, të cilave u shtohet edhe njësia administrative e Hotit. Pavarësisht se pjesa me e madhe e vendbanimeve të Hotit ndodhet arbitrarisht në Republikën e Malit të Zi, qeveritarët e Tiranës duhet ta kenë të qartë vendin e Hotit në Malësi. Në këtë njësi të re administrative duhet të përfshihen: Kusha e Hotit, Hani i Hotit, Lulash Pepajt, Dajçi i Hotit, Kolaj, Deckaj, Gryka e Kushes, Brixha, Starja dhe Rapsha.
- Bashkia e Mbishkodrës me Qendër në Koplik, e përbërë nga njësitë administrative Koplik Qendër, Koplik i Sipërm deri në kufijtë e Shkrelit tradicional, Gruemirë, si dhe krijohet njësia administrative Gril-Shtoj;
- Bashkia Dukagjin me qendër në Breg të Lumit, ose në Kodër Shën Gjergj, e përbërë nga: njësitë administrative Shalë, Shosh, Pult, Shllak dhe Temal (mbetet për t’u diskutuar mbi pozicionin e Nikaj-Merturit në ndarjen e re).
- Bashkia Shkodër, e përbërë nga Qyteti Metropolitan i Shkodrës, me 5 rajone, që duhet të jenë njëkohësisht edhe 5 zona elektorale në qytet në sistemin mazhoritar, ose në llogaritjen proporcionale të përfaqësisë kombëtare, ose krahinore; Njësia administrative Rrethina e zvogëluar tanimë nga heqja e një pjesë të fshatrave në pjesën veriperëndimore të qytetit; njësitë administrative Postribë, Guri i Zi, Berdicë, Ana e Malit, Dajçi i Bregut Bunës dhe Velipojë.
- Bashkia e Laçit të Vaut të Dejës, që do të përfshijë Vaun e Dejës Qendër, Hajmel, Bushat dhe Vig-Mnelë.
- Bashkia Pukë dhe, 7. Bashkia Fushë Arrës mbesin siç janë përgjithësisht.
Qarku i Lezhës:
- Në këtë qark të krijohet Bashkia e Sapës (Zadrima), që duhet të përfshijë fshatrat e rrjedhës së majtë të Drinit, me njësitë Blinisht, Dajç, Kallmet me kryeqendër në Nënshatë, që shkëputen nga Bashkia e Lezhës;
- Bashkia e Lezhës me Balldre, Kolsh dhe Zejmen, Shenkoll- Bregmatë, me kufi ndarës Lumin Drin deri në grykëderdhje dhe një pjesë të rrugës automobilistike Lezhë-Shëngjin;
- Bashkia e Shëngjinit rikthehet më vete, duke përfshirë gjithë bregun e detit nga grykëderdhja e Drinit deri në Ranën e Hedhun.
- Bashkia e Laçit, që mban sërish Milotin, Fushë Kuqen dhe Adriatikun dhe merr nga Durrësi një pjesë të njësisë administrative Ishëm (Bizë), që përfshin Kepin e Rodonit, kompleksin historik të Kalasë së Skëndebeut dhe gjithë faqen jugore të Rodonit, në të gjithë hapësirën deri në fillim të plazhit aktual të Lalzit, që i mbetet Qarkut të Durrësit.
Krijohet Qarku i Mirditës, mbi bazën e rikompozimit territorial të pjesës të brendshme të krahinës së Mirditës: Në Mirditë ri-krijohet:
- Bashkia Rubik;
- Bashkia Rrëshen me Kthellë Kaçinar, Selitë, dhe nga Mati merr Urakën, Bazin, Shkopetin, Zall Gjocaj dhe Bushkash; për arsye tradicioni;
- krijohet Bashkia Orosh me Orosh dhe Fan dhe Kushnen, dhe nga Dibra mund të shihet mundësia e kalimit të Lurës.
Rregullime të tjera: Rikrijohet Bashkia Mamurras, që do të duhet të përfshijë edhe Kodër Thumanën, të hequr nga Kruja. Ndërkohë, për arsye të të drejtave të kahershme pronësore të përdorimit të kullotave, mund të shihet opsioni që Adriatiku, Fushëkuqja, Biza dhe Rodoni të jenë, në mos në Bashkinë Laç, të kalojnë në Bashkinë Mamurras.
Krijohet Bashkia e Fushë-Krujës, me qytetin me të njëjtin emër, Rinas, Nikël, Bubq. Bashkia e Krujës kufizohet territorialisht në qytetin historik dhe me pjesën malore deri në Qafë-Shtamë.
Njësia administrative Kryevidh dhe Lekaj, aktualisht pjesë e Bashkisë Rrogozhinë, mendoj se duhet të ribëhet pjesë e Bashkisë së Kavajës, siç ka qenë historikisht. Divjaka i bashkohet njësive të mbetura të Bashkisë Rrogozhinë, duke ndërtuar një bashki të vetme. Këlcyra i bashkohet Bashkisë së Përmetit, për shkak të numrit të popullsisë. Ura Vajgurore i bashkohet Beratit, mbasi përbëjnë një unitet. Cërriku dhe Belshi bashkohen në një bashki të vetme. Njësia administrative Horë Vranisht i hiqet Himarës dhe i bashkohet bashkisë së Selenicës. Roskoveci i bashkohet Patosit në një njësi të vetme. Tepelena dhe Lagja e Minatorëve (Memaliaj) bashkohen në një njësi të vetme administrative. Njëlloj, për të njëjtat arsye si për themelimin e Bashkisë së Liqenasit në Korçë dhe Bashkisë së Dropullit në Gjirokastër, do të duhet të veprohet edhe me krijimin e Bashkisë së Gollobordës (Fusha Studen, Borovë, Zabzun, Stërblevë, Klenjë, Sebisht, Gjinovec, Tërbisht, Vernicë, Tuçep deri tek Ura e Shupenzës me kryeqendër Ostren) në Qarkun e Dibrës.
Qeverisja krahinore nuk është shtojcë e qeverisë qendrore, por një pushtet i themeluar nga historia e jonë, fryma e vetëqeverisjes demokratike, e krahinave që bashkohen në shtetin nacional. Ripërtëritja dashamirësë e shtetit post-rilindas duhet të ndodhë duke njohur dhe respektuar rigorozisht ndarjen tradicionale historike të vendit në pikëpamje administrative. Vetqeverisja krahinore duhet të synojë thjeshtëzimin e jetës së popullit, zbukurimin e saj dhe jo ndërlikimin dhe shmangien e përfaqësisë. Dhe ky korrigjim duhet të ndodhë pa tronditje, me vendosmëri, me largpamësi dhe tolerancë. Koha e reformave të papërgjegjshme dhe e kauzave absurde, e lëvizjeve të devijuara nga binarët e arsyeshëm, duhet të marrë fund. Reforma elektorale duhet të synojë, jo vetëm shkatërrimin e sistemit të nëndheshëm të blerjes paraprake të votës, por edhe ndërtimin e barazisë në një përfaqësim të pa pilotuem.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38