Flash News

KRYESORE

Korrigjimi i kufijve, gazetari vë në siklet Thaçin: 4 muaj më parë e cilësove opsion të rrezikshmëm, pse ndryshove mendim?

Korrigjimi i kufijve, gazetari vë në siklet Thaçin: 4 muaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar sërish çështjen e shumëdebatuar të shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve, siç ai preferon ta cilësojë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është përballur me pyetjet e gazetarëve, por një pyetje e vuri në siklet. Një nga gazetarët e pyeti se çka e bëri presidentin të ndryshojë mendim lidhur me këtë debat, pasi 4 muaj më parë ai e cilësoi të rrezikshëm korrigjimin e kufijve.

Thaçi u justifikua duke thënë se në atë kohë nuk kishte kërkesë zyrtare nga banorët e Preshevës.

“Takimi me liderët e luginës së Preshevës ka bërë që gjërat të ndryshojnë. Unë nuk jam njeri që nuk ndryshoj, i përshtatshëm kërkesave legjitime e historike të shqiptarëve në Preshevë. Në atë kohë s’kishim kërkesë të institucionalizuar, tani më obligon të respektoj ligjet e vendit. Kjo çështje do prezantohet në tavolinën e Brukselit”, u shpreh Thaçi.

Ai ka sqaruar se korrigjimi i kufijve nuk e cenon frymën e multietnicitetin e Kosovës.

“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve është korrigjimi i tyre. 400 km kufi që duhet të ndodhë si demaskim mes Serbisë dhe Kosovës. Bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanovci, Metvegjes, një proces i rregullt mes dy shteteve. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshëm askush nuk del kundër nëse është marrëveshje paqësore. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do ketë ndarje, jo shkëmbim, korrigjim mund të ketë nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme. Do ta prezantoj në Bruksel, do jetë e vështirë, thuajse e pamundur por do përpiqem. Nëse s’ndodh kthehemi në pozicionin.

Shqiptarë në luginën e Preshevës duhet të gëzojnë njësoj të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike, kjo sjell mundësi të reja dhe jo frikë. 12 mijë njerëz janë larguar prej andej, do kemi zvogëlim të tyre në Preshevë. Më pas do jetë shumë vonë”, sqaroi presidenti i Kosovës.

Të fundit