Flash News

KRYESORE

Korrigjimi i kufijve Kosovë Serbi, Hahn s’e përjashton mundësinë: Zgjidhja të sjellë stabilitet në rajon

Korrigjimi i kufijve Kosovë Serbi, Hahn s’e përjashton

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn nuk e ka përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’, Hahn tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.

"Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve", tha Hahn, i cili ka folur edhe nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor.

"(Palët) po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mundshme", tha Hahn.

 

Të fundit