Flash News

KRYESORE

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi shpërfill deklaratën e Merkel: Nuk mund të dalim kundër vullnetit të qytetarëve

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi shpërfill

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila u shpreh se korigjimi i kufijve në Ballkan nuk mund të ndodhë dhe se inkurajon qeveritë e këtyre vendeve të punojnë drejt perspektivës europiane.

Kreu i shtetit i qëndron idesë së tij për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka përfunduar ai.

Të fundit