Flash News

KRYESORE

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Tërhiqem kur të dëgjoj ide më të mira

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Tërhiqem kur të dëgjoj ide

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur sërish idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, ndonëse opozita e vendit po e kundërshton me çdo kusht,

Duke folur për T7, Thaçi tha se është ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë vetëm në rast se do të dëgjojë një version më të mirë, pasi sipas tij ideja aktuale është kushtetuese dhe ligjore.

“Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj. S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë. Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, u përgjigj Taçi kur u pyet nëse do të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë.

Të fundit