Flash News

KRYESORE

Korrupsioni në Ministrinë e Financave, Ina Zhupa: Fijet të çojnë te Vilma Nushi dhe Ëngjëll Agaçi

Korrupsioni në Ministrinë e Financave, Ina Zhupa: Fijet të

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas publikimit të një video nga emisioni investigativ ‘Stop’ në TV Klan. Në të shihej punonjësja e Ministrisë së Finanave, Mona Aliçkaj, që i kërkonte 1 milion lekë të vjetra rryshfet një qytetari për t’i privatizuar banesën.

Zhupa, thekson se pas Aliçkajt qëndrojnë njerez pranë kryeministrit Rama, si: Endri Duçka [dhëndër i deputetes Vilma Nushi] dhe Gelardina Duçka, kushërira e tij, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave.

Janë bërë shumë qesharakë dhe të pështirë. Bëjnë sikur nuk dinë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Endri dhe Gelardina Duçka nuk dinë gjë për korrupsionin me firmën e tyre, njësoj si Edi Rama që nuk dintë gjë për fallsifikimin nga DH Albania që kishte marrë 30 milionë euro tendera në dy muaj”, përfundon Zhupa.

Statusi i plotë:

Të paprekshëmit e Edi Ramës në Ministrinë e Financave!

Skandali në Ministrinë e Financave po tentohet të mbyllet me shkarkimin e një specialisteje.

Siç u tregua me zë dhe me figurë në emisionin Stop, specialistja Mona Aliçka kërkonte rryshfet që një qytetar nga Elbasani të merrte dokumentat që i takonin me ligj. Paratë Mona e Ministrisë së Financave thotë se i ndante me shefin, Endri Duçka.

Ky është personi që ka firmosur praktikën për privatizimin e ish serave për llogari të trafikantit të drogës, Mond Bega.

Por shkarkimi i specialistës që flet për bashkëpunim me drejtorin, nuk shkon deri tek drejtori. Endri Duçka nuk preket. Kushërira e tij, Gelardina Duçka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, është personi që mbron një të dyshuar për korrupsion. Fijet e tyre lidhen tek Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, njeriu i punëve të pista të Edi Ramës, që ka emëruar të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive.

Endri Duçka ka edhe një veçori tjetër, që e dallon nga drejtorët e tjerë. Ai eshtë dhëndri i Vilma Nushit, mikes së Edi Ramës, kështu që garancia për paprekshmërinë e drejtorit Duçka është e dyfishtë, edhe nga kushërira Sekretare e Përgjithshme, edhe nga vjehrra, kliente e kryeministrit.

Janë bërë shumë qesharakë dhe të pështirë. Bëjnë sikur nuk dinë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë.

Endri dhe Gelardina Duçka nuk dinë gjë për korrupsionin me firmën e tyre, njësoj si Edi Rama që nuk dintë gjë për fallsifikimin nga DH Albania që kishte marrë 30 milionë euro tendera në dy muaj.

Të fundit