Flash News

E-TJERA

Korrupsioni në Shqipëri, raporti i DASH: Pengesa në shkëmbimin e informacionit mes agjencive qeveritare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2017-të forcat e rendit në Shqipëri i shtuan përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Korrupsioni dhe pengesat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjensive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, thotë raporti, vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet, shkruan VOA.

Në raport thuhet gjithashtu se në vend po bëhen reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar si dhe për aftësitë e tyre profesionale.

Të fundit