Flash News

KRYESORE

Korrupsioni në Tiranë-Elbasan, ‘Krimet e Rënda’ nisin hetimet ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto

Korrupsioni në Tiranë-Elbasan, ‘Krimet e Rënda’ nisin

Nisur nga faktet e bëra tashmë publike për shkeljet në rrugën Tiranë-Elbasan, Politiko.al shtroi pyetjen më 2 shkurt nëse hetimet e prokurorisë, të nisura ndaj ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika, do të shtriheshin deri në nivel ish-ministrash.

Sot, mediat raportojnë se ish-ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto është vënë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Haxhinasto po verifikohet nëse i ka ushtruar funksionet e ministrit sa i përket shkeljeve të konstatuara, ndërsa raportohet se ndaj tij ka nisur hetimi edhe për veprën e ‘korrupsionit’.

Prokuroria e llogarit dëmin në rrugën Tiranë-Elbasan në rreth 80 milionë euro, ndërkohë që ka nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Edmond Haxhinasto ka qenë ministër i Transportit nga viti 2013 deri në vitin 2016, kur u zëvendësua nga Sokol Dervishaj, të dy pjesë e LSI.

A do shtrihen hetimet për Tiranë-Elbasan deri te ‘peshqit e mëdhenj’? Deputetët e PS i dhanë Xhikës 35 mln dollarë kur ishte nën akuzë

Të fundit