Flash News

KRYESORE

Koruni: Më telefonoi njëri prej finalistëve. Gjebrea: Kur jepen vlerësimet, bëhet edhe spektakël

Koruni: Më telefonoi njëri prej finalistëve. Gjebrea: Kur jepen

Me një diferencë shumë të vogël pikësh, Anxhela Peristeri i rrëmbeu trofeun Elhaida Danit në "Kënga Magjike". Ishte votimi i fundit i kantautori Franc Koruni që përmbysi rezultatin. Ai i dha zero pikë Elhaidës dhe 30 pikë Kastro Zizos.

Franc Koruni jo pa qëllim u la në fund. Siç dihet, finalistët dhe çmimet e para të festivalit “Kënga Magjike” jepen nga vetë pjesëmarrësit. Votimi është i regjistruar më herët dhe produksioni sigurisht që e di se cili është fituesi i çmimit të parë. Këtë herë, për të shtuar pak tensionin e garës, aq më tepër që vendi i parë dhe i dytë këmbeheshin vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe nuk kishte një fitore të qartë, votimi i Korunit u la për në fund. “Kur jepen vlerësimet, bëhet edhe pak spektakël”, u shreh Gjebrea.

Dje në "E Diela Shqiptare", Gjebrea zhvilloi një lidhje telefonike me Franc Korunin, i cili tha se s’kishte asnjë vrarje ndërgjegjeje dhe se pikët i ka dhënë pa asnjë lloj ndërhyrjeje, mbështetur në shënimet që ai ka mbajtur gjatë festivalit. “Të gjithë prisnin që unë të thosha Elhaida, por unë thashë Kastro Zizo. Unë mendoja që Kastro e meritonte çmimin. Unë u lashë për në fund për efekt spektakli, por filluan komentet nëpër portale, duke thënë që ishte gjithçka e menduar, përse prite aq gjatë për çmimin, pse ke shitur votën dhe gjithfarë komentesh. Unë kam mbajtur shënime deri në fund të spektaklit me 3-4 komente për çdo këngëtar dhe komentet më të mira i kam bërë bashkë dhe në fund më mbetën 5 pikët e fundit për alternativa ekstra në votim. Doja të ndaja dy gjëra: Së pari, kam votuar me kokën time, sepse unë nuk njoh personalisht asnjë nga këngëtarët dhe ata e dinë shumë mirë. Më ka ardhur një telefonatë nga një prej elementëve të finales, që unë nuk dua ta përmend, por më vret ndërgjegjja që në ato 5 pikët e fundit mua Elhaida Dani më shpëtoi”, u shpreh Koruni.

 

Të fundit