Flash News

KRYESORE

Kosova: Ballkani befason Prishtinën, Feronikeli ngec sërish ndaj modestëve

Kampionati në Kosovë po dhuron emocione të forta!

Ballkani është "Hirushja" e këtij viti, pasi skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi po dhuron rezultate fantastike. Suharekasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin 1-0 ne shtëpi. Goli u shënua nga Blend Baftiu.

Kampionët e Feronikelit kanë humbur shumë nga "magjia e tyre". Ata janë më të brishtë se vjet dhe këtë e treguan dhe në barazimin ndaj Trepçes '89 1-1 në transfertën e Mitrovicës. Vushtrria e Flamurtari e kanë mbyllur 2-2 derbin e mbijetesës. Një pikë që nuk i shërben skuadrave.

Ballkani kap kreun me 20 pikë. Djemtë e Munishit ndiqen nga Drita me 17, por me një ndeshje më pak. Llapi ndjek me 17, Feronikeli me 16, ndërsa më poshtë Gjilani i Mezanit me një sfidë më pak.

Tabela e klasifikimit

Të fundit