Flash News

KRYESORE

Kosova bojkotoi samitin, Kurti reagon për nismën e mini-shengenit: Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nga Prishtina! 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me nismën për mini-shengenin ballkanik, që zhvilloi samitin e tretë në Tiranë, ditën e shtunë.

Në samitin e tretë, së bashku me Maqedoninë dhe Serbinë u bashkua dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova nuk mori pjesë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se tashmë Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!” shkruan Albin Kurti në twitter.

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë dje kryeministri Rama deklaroi se do të bisedonte sërish me Kurtin për nismën e mini-shengenit sapo të krijohet qeveria e re në Kosovë.

Të fundit