Flash News

KRYESORE

“Kosova, Brazili i Ballkanit”, The Telegraph shkruan për suksesin e verdhebluve

“Kosova, Brazili i Ballkanit”, The Telegraph shkruan për

Marrë nga “The Telegraph”, nga Daniel Zeqiri

Është viti i përvjetorëve për Kosovën. Jemi një shekull që nga formimi i Jugosllavisë së para luftës, 20 vjet që kur krimet e luftës të nacionalistëve serbë përbënin një kërcënim ekzistencial dhe një dekadë nga shpallja e pavarësisë.

Rëndësia e vitit 2018? Kombëtarja  e Kosovës do t'i japë fund vitit të pamposhtur, me mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Europian, ku ka më shumë pikë në grupin e Ligës së Kombeve.

Kombi më i ri i Evropës është dy fitore larg një turneu të madh.

Në 2016, Kosova ende nuk luante një lojë konkurruese, kishte një skuadër të zgjedhur prej 12 lojtarësh dhe stadiumi i tyre kombëtar nuk ishte i përshtatshëm. Tani, loja e tyre ka mbështetës të mëdhenj që i konsiderojnë ata 'Brazilin e Ballkanit'.

Në mëngjesin e ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, ku ata fituan me rezultatin 4-0, Kosovës i’u mohua e drejta për tu bashkuar me Interpolin, një goditje tjetër në luftën për njohjen ndërkombëtare.

Megjithatë, kjo nuk do t'i ndalte tifozët që festonin frytet e dy dekadave të rindërtimit dhe arritjet e ekipit të tyre të dashur të menaxhuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes.

Shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, 82 % e Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por Serbia dhe aleatët e saj ende jo.

Në korrik të këtij viti, lojtari legjendar dhe kreu i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, pas një ataku kardiak ndërkohë që po stërvitej në palestër. Tani stadiumi në Prishtinë mban emrin e tij dhe ai mbahet mend si një vizionar i pakrahasueshëm.

Ashtu si çdo profesiontjetër në Kosovë dhe Shqipëri, futbolli pësoi një "çmendje" për shkak të emigrimeve masive të njëpasnjëshme si pasojë e luftës ose regjimit komunist. Disa futbollistë u tërhoqën për t'u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami ishin një brez i lindur shumë herët për të përfaqësuar Kosovën, por Arber Zeneli i Heerenveen, Milot Rashica i Ëerder Bremenit dhe portieri i Manchester City Aro Muric janë talent potencilaë që e bënë këtë gjë.

Në ekipin e tyre të fundit, nuk gjeje dot një lojtar të vetëm jashtë fushe që të ishte mbi moshën 30 vjeç, duke pasur parasysh se mosha mesatare e popullsisë së vendit ishte mbi 30 vjeç, 27.8, më e reja në Evropë. Shumë lojtarë humbën familjen gjatë luftës.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vendosja e forcës perëndimore për të mbrojtur popullsinë shumicë myslimane nga kërcënimi i shtetit të sponsorizuar nga vrasjet me motive etnike, është një kundërpërgjigje ndaj klisheve dhe  të drejtës së izolacionizmit.

Diçka e tillë ishte mirënjohje e madhë për shqiptarët e Kosovës, aq sa  ‘Tonibleer’ u bë emri më i zgjedhur për brezin e fëmijëve të tyre, pasi kryeministri i tyre u konsiderua si një shpëtimtar.

Kjo është diçka për të kujtuar se bota nuk është aq Manike sa mendojmë ndonjëherë.

Të fundit