Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ajo që tani po ndodh me Kosovën, po ndjek logjikën e rendit të ri botëror, të rendit botëror të Donald Trumpit ose të Vladimir Putinit e jo logjikën e OKB-së apo të BE-së. Dhe kështu nuk është çudi që avokati më i rëndësishëm i kosovarëve është SHBA-ja, ndërsa Rusia mbështet qëndrimet e Serbisë. Rusia në anën e Serbisë, SHBA-ja si fuqia mbrojtëse e Kosovës.
Këtu në periferi të Europës po piketohen sferat e interesit: Pasi Mali i Zi vitin e kaluar u anëtarësua në NATO edhe Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit, mund t'i bashkohet së shpejti aleancës mbrojtëse perëndimore, ndërsa në Ballkan do të mbeten vetëm tre vende me përkatësi politike të pasqaruar: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Edhe pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të çtendosjes dhe nuk dihet se ç'drejtim po merr situata.
Po në këtë linjë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë janë një simptomë e dobësisë së organizatave shumëpalëshe, sidomos të BE-së dhe të OKB-së. Në një përpjekje për të balancuar interesat kundërthënëse të anëtarëve të tyre, ata nuk janë në gjendje të japin deklarata të qarta. Vërtet që, të alarmuar me ngjarjet e javëve të fundit, të gjithë apelojnë për moderim, por këto apele nuk mbeten pa efekt.
Humbja e kredibilitetit të BE
Sidomos BE-ja ka humbur jo vetëm simpatinë, por edhe autoritetin, sepse ajo nuk është në gjendje ta mbajë fjalën për perspektivën e anëtarësimit, pasi në radhët e BE-së tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie, por po rritet. Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin axhendat e tyre: Këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal dhe me interesat kombëtare në ekonomi dhe çështje të sigurisë. Bota e bukur e vlerave të një Europe të bashkuar e demokratike nuk ndodhet më në plan të parë.
Dhe kështu krijohen hapësira veprimi që nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjelltë në rajon, por realizimin e interesave të veçanta - edhe duke vendosur kufizime, siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Ëndrra për t'i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë tani për tani duket se është vanitur.
Në vend të kësaj po shohim lojë me muskuj. Kundërshtarët kanë zënë pozicionet. E nga kjo përfitojnë të dyja palët. E parë nga perspektiva e tyre, deklaratat e presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishin tërësisht të suksesshme: Nga OKB-ja pati vetëm disa apele për moderim, por pa presion, pra, asgjë konkrete. Shumë më e rëndësishme: Të dy presidentët ishin në gjendje t'u tregonin njerëzve të tyre brenda vendit, se ata i përfaqësuan dhe i mbrojtën me dinjitet interesat e tyre para të gjithë botës. Kësisoj, tensionet aktuale po i forcojnë presidentët përkatës. Dhe po u vijnë në ndihmë atyre të shmangin vëmendjen nga problemet e shumta që kanë secili në vendin e vet.
Kosova - me një vetëdije të re
Themelimi i Ushtrisë së Kosovës vërtet që në radhë të parë është një akt simbolik. Por Kosova kështu na tregon qartazi se mund t'i referohet të drejtës së saj si shtet sovran dhe po paraqitet me një vetëdije të re. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas luftës në Kosovë, njerëzit nuk duan më të jenë qytetarë të dorës së dytë, duke pasur përreth vende që janë anëtare në organizatat ndërkombëtare e qytetarët e të cilëve gëzojnë lirinë e udhëtimit. BE-ja, nga ana tjetër, ende nuk po arrin të angazhohet në mënyrë aktive për Ballkanin Perëndimor dhe ta kuptojë atë si rajonin e shanseve. Vendet e saj ua refuzojnë kosovarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, por nga ana tjetër kërkojnë heqjen e tarifave doganore. Kjo është e drejtë me logjikën e Evropës, por jo me logjikën e "rendit të ri botëror". Edhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës ka ngecur në vend. Prandaj Kosova kërkon nga SHBA-ja që ajo të përfshihet në dialog. E kjo nuk të habit!
Tani u bë e njohur edhe letra që presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar presidentit Thaçi, ku e fton atë dhe homologun e tij serb, Vuçiqin, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar një "marrëveshje historike". Kjo na kujton "Camp David". Por ende nuk ka marrëveshje, e as një dialog konstruktiv. E përsa është kështu, Evropa ka shansin të ndërhyjë e të tregohet më e vendosur në përfaqësimin e interesave të saj dhe të mos ta lërë këtë rajon të rëndësishëm e të lashtë të Evropës në mëshirën e fatit ose të fuqive të tjera me influencë. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38