Flash News

KRYESORE

Kosova dhe Serbia betejë të ashpër për anëtarësimin në INTERPOL

Kosova dhe Serbia betejë të ashpër për

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kundër anëtarësimit të vendit në INTERPOL.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i sigurt se gjatë këtij viti do të ndodhë anëtarësimi në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, derisa ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se shteti i tij do ta bëjë të pamundurën për ta parandaluar këtë nismë.

Një vit pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e INTERPOLIT-it, organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare, Kosova po synon që këtë vit përfundimisht të bëhet pjesë e saj. Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur i vendosur se gjatë vitit 2018 Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Në një bisedë për “Zërin” ai ka pohuar se Qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL.

Në anën tjetër qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.

Të fundit