Flash News

KRYESORE

Kosova drejt tërheqjes nga taksa 100%? Zv-kryeministri Hoxhaj: Nuk është reale të presim që do sjellë njohjen nga Serbia

Kosova drejt tërheqjes nga taksa 100%? Zv-kryeministri Hoxhaj: Nuk

Nga Prishtina vijnë sinjale se Qeveria e Ramush Haradinajt mund të tërhiqet nga taksa 100% që ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Zv/kryeministri Enver Hoxhaj, një prej mbështetësve të kësaj takse, ka deklaruar në emisionin ‘Debat Plus’ se, nuk është reale të pritet se kjo masë do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Kur kemi marrë vendim për taksën, nuk kemi pasur një cak të tillë [njohja nga Serbia]. Caku ka qenë të dëmtohet Serbia ekonomikisht… Nuk kemi pasur një logjikë të tillë, se do të vendosim taksë, dhe përmes taksës të marrim njohjen nga Serbia. Ideja e taksës ka qenë  të ndalet fushata agresive e Serbisë ndaj Kosovës, që ne mendojmë se ka pasur efekt”, u shpreh ndër të tjera Hoxhaj.

Zv/kryeministri kosovar theksoi se taksat nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet e Prishtinës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Sipas tij, Kosova ia ka arritur qëllimit për të dëmtuar ekonomikisht Serbinë me këtë vendim.

Si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli i kanë bërë thirrje qeverisë kosovare që të heq taksën ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të rifillojë dialogu midis dy shteteve. Ndërkohë, Prishtinën do e vizitojë sot Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim në BE, një prej kritikëve më të mëdhenj të taksës.

Edhe mediat serbe kanë raportuar për këto zhvillime, duke pretenduar se taksa 100% do të hiqet në ditët në vijim për shkak të presionit që SHBA i ka bërë Kosovës.

Të fundit