Flash News

KRYESORE

"Kosova është Shqipëri", serbët akuzojnë: Shqiptari na terrorizoi kombëtaren U 16 të basketbollit

"Kosova është Shqipëri", serbët akuzojnë:

Në Serbi mediat vendase akuzojnë se në qytetin e Udines në Itali, një shqiptar ka terrorizuar basketbollistët e ekipit kombëtar serb U 16.

Tepër të indinjuar, zyrtarët serbë akuzojnë autoritetet lokale të qytetit italian se nuk kanë marrë masat e duhura për organizimin e aktivitetit të kampionatit evropian.

Në mediet e Beogradit shkruhet se një person me biçikletë, u ka bërtitur sportistëve të rinj "Kosova është Shqipëri", e më pas ka nxjerrë një thikë nga xhepi e i ka ndjekur nga pas, ditën e djeshme.

Igor Rakocevic, zv/presidenti i federatës serbe të basketbollit tha: "Jemi tmerrësisht të pakënaqur nga trajtimi. do të kontaktojmë ambasadën tonë për t'u mbrojtur".

Ndërkohë "Il Messaggero Veneto" shkruan se që policia italiane nuk ka një qëndrim me ngjarjen. Pas denoncimit të kryer, ata kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po kontrollojnë telekamerat, për të rindërtuar episodin e diskutuar.

Të fundit