Flash News

KRYESORE

Kosova ‘kërcënon’ sërish qeverinë shqiptare: Hiqni taksën nga Rruga e Kombit, ose s’i dihet ku del hesapi!

Kosova ‘kërcënon’ sërish qeverinë shqiptare:

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, deputet në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qeveria shqiptare anulimin e taksës në Rrugën e Kombit.

AI shkruan se qytetarët e Kosovës për vajtje-ardhje duhet të paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se karburanti që shpenzojnë, ose  Kosova do të përgjigjet me të njëjtën formë.

“Lajm i mirë që është rritur importi i mallrave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harrojnë se për më pak se 80 km autostradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qytetarët e Kosovës, vajtje-ardhje, paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se sa karburanti që e harxhojnë. Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë, dhe është mirë të rikonsiderohet, sepse nëse edhe Kosova fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!”, shkruan në rrjetet sociale deputeti.

Po ashtu, paralajmërim me taksë për Shqipërinë ka bërë më herët edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Të fundit