Flash News

KRYESORE

Kosova konfirmon 2 raste të reja me COVID-19. Shkon në 15 numri i të infektuarve

Kosova konfirmon 2 raste të reja me COVID-19. Shkon në 15 numri i

Kosova konfirmon dhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri të shkojë në 15 persona të infektuar, raporton gazeta Ekspres. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.

Të infektuarit janë dy të fejuar që kanë ardhur sot nga Londra. Të dy janë të moshës 26-vjeçare.

“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare”, thuhet në komunikatë.

Të fundit