Flash News

KRYESORE

Kosova kthen kufizimet e lëvizjes në disa qytete pas shtimit të infektimeve me Covid-19

Kosova kthen kufizimet e lëvizjes në disa qytete pas shtimit të

Qeveria Hoti do të kthejë masat e kufizimt të lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve me COVID-19 është më i madh.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Po ashtu kryeministri i Kosovës ka treguar edhe masat e tjera që do të miratohen sonte në mbledhjen e Qeverisë:

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.

Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, e në veçanti në infermieri e mikrobiologji.

Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virulogjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës, deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohet

Është që të bëjmë buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë shtatë aparatura për testime virulogjike”, tha Hoti, raportojnë mediat e Kosovës.

Të fundit