Flash News

KRYESORE

"Kosova mbi lumin Ibër është pjesë e Serbisë", si përgjigjen Rama dhe Haradinaj për deklaratën e presidentit serb të Bosnjës

"Kosova mbi lumin Ibër është pjesë e

Në konferencën për medie të mbajtur nga dy kryeministrat, Rama dhe Haradinaj, ju dha fjala dhe gazetarëve, si fillim atyre të kosovës dhe më pas gazetarëve të shqipërisë.  

 “Doja të bëja një pyetje për dy kryeministrat, një pyetje që nuk ka lidhje me marrëveshjen”- e nis pyetjen gazetarja nga Kosova, dhe Rama e ndërpret duke i thënë se: “Mysafirët janë të lirë të bëjnë çfarë pyetje të duan, pastaj të zotët e shtëpisë zgjedhin nëse duan apo jo të përgjigjen.”

“Si e komentoni deklaratën e presidentit serb të Bosnjes i cili deklaron se pjesën e Kosovës mbi lumin Ibër në ardhmen e sheh si pjesë të Serbisë, a mendoni se është një kërcënim për Ballkanin ky?”, pyet gazetarja.

“Ballkani është i lirë,  dhe secili ka të drejtë të shikoj ëndrrat e veta, po ne nuk jemi këtu për të komentuar ëndrrat e të tjerëve, ne ëndrrën tonë e kemi të qartë dhe askush nuk na ndalon ta realizojmë ”,-u shpreh Rama.

Pyetje për të cilën  Haradinaj refuzoi të shtonte diçka më shumë.

Të fundit