Flash News

KRYESORE

Kosova me kryeministër të ri, Kurti nuk dorëzohet: Qeveri koti, do kthehemi shumë shpejt

Kosova me kryeministër të ri, Kurti nuk dorëzohet: Qeveri koti,

Kurti shprehet se qeveria “Hoti” është e pavlefshme,  duke e quajtur qeverisje kot. Ai shton se do të kthehet sërish në pushtet.

“Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim dorëzimin. sepse nuk mund ta pranoj atë që shkarkova, ndërsa edhe u dorëzua tek presidenti. ne vazhdojmë betejën.

Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve”, thotë Kurti në një video të shpërndarë në FB.

Kujtojmë se me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës sot u votua qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet dhe me kryeministër Avdullah Hotin.

Gjatë fjalës së tij, Hoti prezantoi kabinetin qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra, ndërkohë ra në sy se Vjosa Osmani, e cila doli kundër partisë së saj, LDK-së për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Albin Kurtit në kohë pandemie, nuk pranoi të drejtojë seancën.

Të fundit