Flash News

KRYESORE

Kosova medalje presidentit Trump, Thaçi: Mirënjohje për ndërmjetësimin e marrëveshjes me Serbinë

Kosova medalje presidentit Trump, Thaçi: Mirënjohje për

Kosova do të nderojë Presidentin e SHBA, Donald Trump, me çmimin më të lartë vlerësues për rolin e tij në ndërmjetësimin e Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshjen që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike.

Sipas Reuters, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër Trumpit ku shkruan se dëshiron ti japë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

"Mirënjohje të thellë për kontributin tuaj personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes", shkruan Thaçi në letër, teksa ka ftuar presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën.

Dy ndihmës të Trump, këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Kujtojmë se si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia, ranë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike, por lanë pezull lëvizjen për normalizimin politik.

Të fundit