Flash News

KRYESORE

Kosova/ Ministri Cakaj qëndrim të kundërt me Bushatin: Mbështes ndryshimin e kufijve me Serbinë

Kosova/ Ministri Cakaj qëndrim të kundërt me Bushatin:

Emërimi i Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, ngjalli jo pak habi edhe për faktin se 28-vjeçari është një personazh i panjohur në opinionin publik.

Megjithatë, në Kosovë Cakaj është shfaqur disa herë në televizionin Klan Kosova, i ftuar nga gazetari Baton Haxhiu. Mes të tjerave, ai është shprehur nje muaj me parë se është pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshimi i kufijve, semantikisht nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuq”, tha ai më datën 1 Nëntor në Klan Kosova.

Në media është përfolur, se një ndër arsyet e shkarkimit të ministrit Bushatit nga kryeministri Rama është pikërisht fakti se ai ishte shprehur publikisht kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.

https://www.youtube.com/watch?v=rkWmTcncgnY

Të fundit