Flash News

KRYESORE

Kosova miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Kosova miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Sot, qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se ky projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim.

“Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, tha Haradinaj.

Institucionet e Kosovës po i bëjnë përgatitjet për fazën finale të bisedimeve me Serbinë, në kuadër të dialogut që po lehtësohet nga Bashkimi Europian në Bruksel.

Të fundit