Flash News

KRYESORE

Kosova ndryshe nga Shqipëria, mban diplomatët rusë: E përkushtuar ndaj Britanisë dhe SHBA-së

Kosova ndryshe nga Shqipëria, mban diplomatët rusë: E

23 shtete në të gjithë botën, përfshirë dhe Shqipërinë kanë vendosur të përjashtojnë disa nga diplomatët rusë që shërbejnë në vendet e tyre, pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, ngjarje për të cilën Britania e Madhe akuzon Moskën.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jo të gjithë i janë bashkuar këtij vendimi. Edhe në Kosovë Rusia ka një Zyrë Ndërlidhëse, ku punojnë disa diplomatë, por nuk ka patur përjashtime.

Ish-zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi në një reagim në Twitter shkruan se Kosova nuk do të përjashtojë asnjë diplomat, dhe se përkushtimi ndaj Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve do të vijojë.

“Për mediat e Kosovës që bëjnë histori pa hulumtuar, ne nuk mund të përjashtojmë diplomatët rusë, pasi ata kanë një status të veçantë para pavarësisë, të regjistruar në Kombet e Bashkuara. Unë nuk mendoj se dikush dyshon përkushtimin tonë ndaj Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve” shkruan Selimi.

Të fundit