Flash News

KRYESORE

Kosova në ankth për territoret, Ramush Haradinaj gjen kohë për t’u relaksuar në bregdetin e Jalës

Një pasdite relaksi kjo e sotmja për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. ‘Ora News’ ka arritur të filmojë disa momente kur kryeministri po pushon në bregdetin e Jalës.

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, një pasdite relaksi buzë bregdetit të Jalës është mënyra më perfekte për të mbyllur ditën.

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja, dhe ku gjatë paradites  kryeministri Ramush Haradinaj çoi selam presidentit Hashim Thaçi se "hapja e temës së kujfive ishtë e papranueshme dhe se kufijtë nuk lëvizen me fjalë".

Në zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. Së bashku me të orët e relaksit pranë të bukrit bregdet të Jalës e kanë shijuar dhe i gjithë stafi i kabinetit që shoqëroi kryeministrin kosovar në këtë vizitë në Vlorë.

Të fundit