Flash News

KRYESORE

Kosova në luftë tregtare me Serbinë, Arben Ahmetaj shkon në Beograd dhe premton thellim të bashkëpunimit me serbët

Kosova në luftë tregtare me Serbinë, Arben Ahmetaj shkon në

Pavarësisht se kanë hapur disa konsullata të përbashkëta, Shqipëria dhe Kosova janë larg të pasurit një politikë të jashtme të përbashkët dhe sidomos kur bëhet fjalë për Serbinë.

Pak ditë më parë, Qeveria kosovare vendosi të rrisë me 10% tarifat për çdo produkt që hyn nga Serbia. Vendimi erdhi pas përpjekjeve të Beogradit për të ndikuar në shtete të ndryshme për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

Prishtina u përball me presion të madh nga serbët për rritjes të tarifave, si dhe nga disa zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, qeveria e Shqipërisë jo vetëm që nuk i doli në krah qeverisë së Kosovës, por ka dërguar së fundmi në Beograd ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Në takimin që zhvilloi me homologu serb Siniša Mali, Ahmetaj premtoi eliminim të barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve, si dhe do të ketë lehtësim të procedurave dhe reduktim të dokumenteve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.

“Shqipëria dhe Serbia kanë një rol kyç në rajon, ndërsa fokusi tek ekonomia është prioritet absolut”, u shprehën dy ministrat.

Të fundit