Flash News

KRYESORE

BE: Kosova nuk duhet të humbë kohë, vazhdoni rrugën tuaj europiane

BE: Kosova nuk duhet të humbë kohë, vazhdoni rrugën tuaj

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës ka kërkuar që institucionet të vazhdojnë të ecin përpara në rrugën e saj evropiane.

"Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi," thuhej në një deklaratë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se, BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bën thirrje politikanëve të fokusohen në çështje të përditshme me interes për njerëzit sepse kanë përgjegjësi mbi ta.

“BE-ja kërkon nga Qeveria e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t'i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në mënyrë efektive në interesin më të mirë të popullit të Kosovës. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane", thuhet në deklaratë.

Me tej në deklaratë thuhet se është rëndësishme që Kosova të punojë në mënyrë që të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.

"Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikë bërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve", thuhet mes tjerash në e deklaratë nga Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ramush Haradinaj u zgjodh Kryeministër të shtunën mbrëma me 61 vota pro, një abstenim dhe pa praninë e opozitës.

Të fundit