Flash News

KRYESORE

Kosova nuk pranohet në INTERPOL, ministri i Brendshëm: Ndërkombëtarët më erdhën në zyrë për të festuar

Kosova nuk pranohet në INTERPOL, ministri i Brendshëm:

Në votimin që u mbajt dje nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Kosova nuk arriti të sigurojë  2/3 votave për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa në një reagim për mediat u shpreh se edhe aleatët kanë pritur lajmin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Megjithatë, sipas tij fakti që Kosova nuk u pranua, ka patur impakt negativ edhe nga politika.

“Në mëngjes kam pasur në zyrë aleatë të njohur ndërkombëtarë dhe ishin përgatitur për të festuar këtë moment, por llogaritë tona mesa duket dështuan”, u shpreh ministri.

Kundërshtim të fuqishëm për Kosovën kanë pasur shtetet si Maroku, Bjellorusia, Kina e Namibia. Kundër ashtu siç pritej, ishte edhe Rusia.

Në votimin e dytë Kosova ka marrë vetëm 68 vota pro, 51 kundër si dhe 16 shtete kanë abstenuar. Kujtojmë që për tu anëtarësuar në INTERPOL, Kosovës i duhen dy të tretat e votave.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, pritej të ishte një sukses i qeverisë. Por me mospranimin nga shtetet e tjera, ky është një dështim dhe që nuk ndikon pozitivisht për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të fundit