Flash News

KRYESORE

Kosova paralajmëron sërish Shqipërinë: Hiqni tarifat ose ju vendosim taksë si ndaj Serbisë

Kosova paralajmëron sërish Shqipërinë: Hiqni tarifat ose ju

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka paralajmëruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se ndaj tyre do të vendosen të njëjtat tarifa doganore si ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, nëse nuk heqin tarifat ndaj vendit të tij.

“E kam njoftuar tashmë Bashkimin Evropian se Kosova do të ketë të njëjtën qasje ndaj të gjitha vendeve në rajon. Gjatë takimit me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare ju kërkova tërheqjen e të gjitha tarifave ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, ne shprehëm shqetësimet tona ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pasi prodhuesit tanë nuk lejohen të eksportojnë peshk. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme të marrë masa specifike ndaj disa vendeve të veçanta, në varësi të kërkesave që ato vende kanë për prodhuesit tanë”-tha Shala.

Ndërsa Shqipëria dhe Kosova janë zotuar për më shumë bashkëpunim ekonomik dhe heqje të tarifave mes dy vendeve, duket se e kundërta po ndodh.

Prej kohësh autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë pasur përplasje për tregtinë e produkteve të veçanta, si patatja, apo bllokimi i miellit kosovar nga autoritetet shqiptare. Produktet bujqësore që vijnë nga Kosova janë ato më të tarifuarat nga autoritetet shqiptare.

Në rastin e patates dhe miellit, prodhuesit ankohen për aplikimin e çmimeve të referencës, ndërsa edhe tarifa për skanimin si dhe mospranimi i certifikatave sanitare apo kontrollet e panevojshme përbëjnë një kosto të madhe për prodhuesit nga Kosova.

Të fundit