Flash News

KRYESORE

Kosova pranë ‘pikës së vlimit’, serbët paralajmërojnë krijimin e asociacionit pa lejen e Prishtinës, Mogherini vizitë urgjente në Beograd

Kosova pranë ‘pikës së vlimit’, serbët

Kosova dhe i gjithë Ballkanit po hyjnë në një fazë kritike pas arrestimit të Marko Gjuriç në veri të Mitrovicës. Arrestimi dhe më pas dëbimi drejt kufirit i shefit për Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka sjellë përplasje të ashpra midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që partia Lista Serbe që vepron në Kuvendin kosovar ka njoftuar daljen nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Por vendimi më i rrezikshëm që pritet të marrin serbët është formimi i Asociacionit të Komunave në veri të vendit, pa bashkëpunimin e Prishtinës. Kreu i Listës, Goran Rakiç ,ka bërë të ditur se nesër do të propozohet formimi i këtij asociacioni.

“Nesër do të mbajmë një seancë me të gjitha 10 komunat me shumicë serbe dhe aty do të propozojmë që në 5 vjetorin marrëveshjes së Brukselit për krijimin e ‘AKS’, të formojmë këtë asociacion dhe për këtë do të informojnë presidentin Vuçiç i cili ka premtuar se do të përkrah secilin vendim tonin”, është shprehur Rakiç.

Krijimi i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë pa miratimin e Prishtinës do të cenonte integritetin vendit dhe mund t’i paraprijë kërkesave të tjera deri në autonominë e veriut.

E ndikuar nga kjo situatë, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të bëjë një ndalesë në Beograd, të pa programuar më parë, për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Lista Serbe del nga qeveria e Kosovës, fjalët e para të Gjuriç: Më tërhoqën zvarrë si qen, policët bënin ‘selfie’ me mua

Ramush Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Nuk jap dorëheqjen! Kush e dha urdhrin dje

Arrestimi i Gjuriç, mediat serbe flasin për “shpallje lufte”, ministri kërkon ndërhyrjen e Rusisë

Të fundit