Flash News

KRYESORE

Kosova pret njohjen e 115-të, Hoxhaj: Një tjetër shtet i ka mbyllur procedurat

Kosova pret njohjen e 115-të, Hoxhaj: Një tjetër shtet i ka

Kosova i siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe INTERPOL.

Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim. Sa i përket asaj se cili është ky vend, unë asnjëherë nuk kam folur me emra të vendeve sikurse vitin e kaluar kur kam deklaruar 4-5 javë para se Singapori ta shpallë njohjen që një vend do ta njohë Kosovën, dhe Singapori më pas e shpalli atë. Apo vitin e kaluar kur isha me vizitë në Gajane, ku takova presidentin e Surinamit dhe më kishte premtuar se do ta merrte vendimin për njohjen e Kosovës, kemi folur disa herë në telefon me të dhe mandej është marrë vendimi. Megjithatë, ne kemi informatë se një vend i ka përmbyllur të gjitha procedurat dhe nuk e praktikojmë që të flasim në emër të vendeve të tjera, pasi që detyra ime si ministër i Jashtëm është që të ruajë kredibilitetin e vendit, por edhe kredibilitetin e atyre të cilët morën vendim që ta njohin Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL.

Të fundit