Flash News

KRYESORE

Kosova refuzoi të ulej me Serbinë/ Rama ftesë Hotit për Shengenin Rajonal: S'është patriotizëm të mbyllesh, mos bini pre e teorive konspirative

Kosova refuzoi të ulej me Serbinë/ Rama ftesë Hotit për

Kryeministri Edi Rama  ka rihapur sërish debatin për Shengenin Rajonal gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Ndërsa Kosova refuzoi të jetë pjesë e kësaj nisme me argumentin se nuk mund të ulet në një tryezë me Serbinë e përfaqësuar nga Aleksandër Vuçiç, sipas Ramës, Shengeni Rajonal mbetet një program ku shqiptarët, këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik.

Sipas Ramës, të mbyllesh nuk është patriotizëm, por duhen parë interesat strategjike dhe potencialet e pashfrytëzuara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nëse futemi bashkarisht në kornizën e Shengenit Rajonal askush nuk na pengon që në një kohë të shpejtë të hapim përfundimisht kufirin për lëvizjen e njerëzve pa asnjë kontroll, ndërkohë që ministrja jonë e brendshme ka punuar për të krijuar bazën e përbashkët të dhënave lidhur me perimetrin e sigurisë në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse.

Në këndvështirmin tim janë tre fjalë kyce për ardhmërinë e Kosovës dhe ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare e drejtë, stabilitet institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare.

besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për 1001 arsye që të jemi të fokusuar dhe aktorët politikë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri të ndajnë atë cka është arsye për të qenë të bashkuar si shqipytarë për mbrojtjen e dinjitetit dhe të ardhmes së Kosovës ndërkombëtarisht, këto tre fjalë mund të na japin mundësinë për kapërcimin me sukses të një faze të vështirë.

E domosdoshme të jemi pa ekuivok zbardhjes së cdo akuze për krime lufte, por pa ekuivok ti kundërvihemi cdo forme papërgjegjshmërie si fletërrufeja që e cenon dinjitetin e UCK dhe balancon marrëdhënien e drejtësisë me një lufte që Kosova ishte viktima dhe jo agresori.

Stabiliteti institucional sot shkon shumë përtej nevojave të politikës së ditës dhe ndasive krejt normale mes forcave politike kur Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në dy fronte, në mbrojtjen  e dinjitetit të luftës dhe të qenit shtet sovran i ngritu mbi një luftë çlirimtare dhe nga ana tjetër përgjegjësinë e ballafaqimit me Serbinë, një betejë diplomatike shumë sfiduese dhe për të mosdobësuar veten, ndërsa përballja nuk është mes njëri tjetrit, por me një shtet tjetër, deri dje agresor, sot kundërshtar politik që duhet bashkëjetuar.

Nuk kam si të ndryshoj mendim që ne të jemi bashkë edhe në tryezën e shengenit rajonal që nuk është alternativë e integrimit, por krijimi i një hapësire të përbashkët duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara.

Kush i bie ndesh kësaj iniciative, qëndroj në interesat e shqiptareve.  Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizje të lirë turistësh. Pas kaq shumë kohësh të ndarë, vullneti është për tu bashkuar. Të humbasësh vite për interes atë brendshme elektorale apo se do cohen “patriotët e vërtetë”

Është thjeshtë çështje vullneti politik, refuzimi për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit dhe akuzave ordinere te ditës.

Patriotizëm sot nuk është të mbyllesh, por është të kapërcesh të gjitha barrikadat që mbahen në këmbë nga barrikadeos profesionistë që kanë një qëllim, pushtetin”, tha Rama.

Kujtojmë se Kosova refuzoi të marrë pjesë në tri takimet e zhvilluara për Shengenin-Ballkanik, pjesë e së cilës është Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në Novi Sad, Ohër dhe në Tiranë.

 

Të fundit