Flash News

KRYESORE

Kosova shtrëngon masat kundër covid-19, rikthen kufizimin e daljeve të moshës së tretë me dy fasha orare

Kosova shtrëngon masat kundër covid-19, rikthen kufizimin e daljeve

Kosova ka shtrënguar sërish masat kundër covid-19, pas përkeqësimit të situatës me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur masat që qeveria ka ndërmarrë sot, duke ndaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve, tubimet publike etj, ndërsa rikthen kufizimin e daljeve të moshës së tretë me dy fasha orare.

Postimi i Hotit:

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

🔴 Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

🔴 Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve

🔴 Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private

🔴 Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura

Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale

🟢 Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve

🔴 Reduktim stafi në institucione

🟢 Çerdhet publike dhe private lejohen pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat

🔴 Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete

🟢 Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.

🟢 Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit

Të fundit