Flash News

KRYESORE

Kosova si Shqipëria, Kadri Veseli: Kemi nevojë për vetting-un

Kosova si Shqipëria, Kadri Veseli: Kemi nevojë për vetting-un

Në një konferencë për media kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë një ligj, që njihet si Vetting, nëpërmjet të cilit kontrollohet figura e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune.

Veseli ka thënë se Kosova do të jetë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çështjet që janë të ngritura me hipoteza do të orientohen në mënyrë shumë të hapur. Në konferencën për mediat Veseli ka thënë se vendi ka nevojë për reformën në sistemin e drejtësisë

"Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t'i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam biseduar edhe me mandatarin e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe  atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta", është shprehur Veseli.

Kreu i PDK-së po ashtu tha se  Kosova si një vend i pavarur ka organe e institucione që duhet shkuar deri në fund.

Të fundit