Flash News

KRYESORE

Kosova vë masa të reja të reciprociteti me Serbinë, Thaçi: Mashtrime patriotike të Kurtit, po rrezikohen raportet me SHBA e BE

Kosova vë masa të reja të reciprociteti me Serbinë,

“Mashtrime patriotike”, kështu i ka cilësuar Presidenti Hashim Thaçi masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisëm, të marra gjatë mbledhjes së 37-të të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Përmes një reagimi të tij, Thaçi është shprehur në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme.

Thaçi theksoi se këto masa janë vendosur qëllimisht dhe cënojnë raportet e Kosovës me SHBA-në e BE-në, “duke rrezikuar atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada”.

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se, masat e reja të vendosura nga Albin Kurti dhe qeveria e tij konsistojnë në ndalimin e çdo mjeti të rëndë të transportit të mallrave të hyjë drejt Kosovës nëse certifikata e tyre nuk shënon ”Republika e Kosovës”.

Të fundit