Flash News

Kosova

Sulm me armë në një shkollë në Finlandë, plagoset nxënësja shqiptare

Sulm me armë në një shkollë në Finlandë, plagoset

Një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Në njoftim bëhet e ditur se Ministria, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

NJOFTIMI: 

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe plagosur dy të tjerë, në mesin e tyre dhe vajzën nga Kosova. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, por sipas raportimeve të Reuters, gjendja e dy fëmijëve të plagosur është e rëndë.

Të fundit