Flash News

Kosova

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, autor i dyshuar një efektiv policie

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, autor i dyshuar një efektiv

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në fshatin Gushtericë në Kosovë.

Mediet vendase raportojnë se autori i dyshuar, një efektiv policie, ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij, duke e lënë të vdekur. Polica njofton se po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Telegrafi raporton se efektivi dhe viktima, janë të dy me nacionalitet serb.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, njofton policia.

Të fundit