Flash News

Kosova

Krim në familje në Kosovë, babai ekzekuton të birin me armë zjarri

Krim në familje në Kosovë, babai ekzekuton të birin me

Një krim në familje ka tronditur Kosovën pasditen e sotme.

Babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij në fshatin Peran në Podujevë.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka sqaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas mediave në Kosovë, dyshohet se babai Naim Ismajli me profesion zjarrfikës vrau të birin  E. Ismajli  me kallashnikov pas një konflikti pronësie.  

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 

 

Të fundit