Flash News

Kosova

Krim në familje në Kosovë, dyshohet se burri vrau gruan, dy djemtë dhe më pas veten

Krim në familje në Kosovë, dyshohet se burri vrau gruan, dy
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pozharan të Vitisë në Kosovë.

Dyshimet e para sipas mediave në Kosovë janë se bëhet fjalë për katër viktima dhe janë anëtarë të një familje.

Paraprakisht, raportohet se kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë dhe në fund edhe veten.

Kryefamiljari mësohet se ishte emigrant në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime. Motivet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk janë të qarta.

Të fundit