Flash News

Kosova

12 viktima dhe 462 raste të reja, si paraqitet situata me COVID-19 në Kosovë

12 viktima dhe 462 raste të reja, si paraqitet situata me COVID-19 në

Në 24-orët e fundit këtë të diele regjistrohen 12 viktima të infektuarish me COVID-19 në Kosovë. Duke treguar kështu një rënie të numrit të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës raporton se 462 raste të reja u regjistruan së fundmi teksa u kryen 1 mijë e 314 testime. Ku nga këta 175 rezultuan nga Prishtina dhe 55 nga Mitrovica.

Gjithashtu, mësohet se 536 pacientë fituan betejën nga koronavirusi, në 24-orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKShPK janë testuar gjithsej 1.314 prej të cilëve kanë  rezultuar 462 raste pozitive.

Duke bërë kështu që, numri total i rasteve pozitive  të shkojë në 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.

Të fundit