Flash News

Kosova

13-vjetori i pavarësisë, ambasadori Kosnett: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur

13-vjetori i pavarësisë, ambasadori Kosnett: Partneriteti

Në 13-vjetorin e pavarësisë së Kovovës, nuk ka munguar as urimi nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Facebook, Kosnett shkruan se partneriteti i SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.

“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Kosova sot feston 13 vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt 2008, në orën 15:30, në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kosova u shpall shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.

Të fundit