Flash News

Kosova

17 Shkurti njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në Washington D.C.

17 Shkurti njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës

Kryetarja e kryeqytetit amerikan, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurti të njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në Washington, D.C., njoftoi Ambasada e Kosovës në SHBA.

Sipas njoftimit, vendimi është një reflektim i progresit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Ambasada e Kosovës ka shprehur mirënjohje për këtë vendim, duke falenderuar kryetaren Bowser për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si festë në Washington, D.C.

“Faleminderit @MayorBowserpër njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Dita e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, DC”, thuhet në njoftim.

Të fundit