Kosova

22 vite nga masakra në Krushë të Madhe, 243 të vrarë nga forcat serbe

22 vite nga masakra në Krushë të Madhe, 243 të vrarë
Foto ilustruese

Sot shënohen 22 vite nga masakra në Krushë të Madhe, ku forcat serbe vranë 243 persona. Ky sulm i serbëve ndaj kosovarëve erdhi një ditë pas ndërhyrjes së NATO-s.

Kjo masakër është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, ku u dogjën edhe 893 shtëpi. Shumë persona nga ky fshat vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Për këtë masakaër nuk ka pasur një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar për krimet e kryera në këtë fshat.

Të fundit